INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përfol se është shtatzënë, Miley Cyrus zbulon të vërtetën dhe dhuratën që i bëri partneri i saj për ditëlindje! [FOTO]

U përfol se është shtatzënë, Miley Cyrus zbulon të vërtetën dhe dhuratën që i bëri partneri i saj për ditëlindje! [FOTO]

Publikuar më: 14:17 24-11-2017

Do thonim se Miley kishte 3 gëzime në një ditë, por nuk e themi dot pas reagimit të saj. Prej ditësh po përflitet nëpër mediat rozë ndërkombëtare se Miley është shtatzënë me të fejuarin e saj Liam Hemsëorth. Miley Cyrus postoi një foto ndërsa ishte duke filluar festimet për 25-vjetorin e saj dhe gjithë fansat, ndërsa shihnin barkun e saj paksa të fryrë filluan të aludonin se ajo ishtë në pritje të një fëmije.
Pasi shijoi festën e bukur që kishte oragnizuar për të i dashuri i saj prej disa vitesh, Liam Hemsëorth këngëtarja ka vendosur të reagojë rreth këtyre thashethemeve:
“Të pasjellshëm! Nuk jam shtatzënë, thjesht kam ngrënë shumë gjel deti.”- ka shkruar ajo në rrjetet e saj sociale.

MAJLI.png


Ajo është shumë me fat sepse ditëlindja e saj përkon me “Ditën e Falenderimeve” dhe këngëtarja ka treguar përmes postimeve të ndryshme në Instagram atmosferën e festimeve që i dashuri i saj ka organizuar për të. Miley ka treguar gjithashtu edhe dhuratën që i dashuri i saj i zemrës ka bërë.
Një varëse me pseudonimin që Miley i ka vënë Liam-t duket të jetë dhurata e parë e "Lili-".

LIAM.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039379596710205