INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U kafshua nga një mace, vdes nga tërbimi britaniku

U kafshua nga një mace, vdes nga tërbimi britaniku

Publikuar më: 16:44 13-11-2018

Një anglez humbi jetën, pasi u infektua me sëmundjen e tërbimit. Ai ndodhej për pushime në Marok, ku u kafshua nga një mace dhe u infektua me këtë sëmundje, raportojnë zyrtarët shëndetësorë të Anglisë. Institucionet shëndetësore kanë paralajmëruar turistët apo personat që udhëtojnë në vendet e ku kafshët janë prekur nga tërbimi që të shmangin kontaktet me to. Kjo sëmundje nuk gjendet në kafshët shtëpiake dhe kafshët e egra në Britani të Madhe, por pesë britanikë u infektuan me këtë sëmundje në periudhën mes vitit 2000 dhe 2017, kryesisht pasi i morën kafshët e tyre në udhëtime jashtë vendit. Sidoqoftë, disa lloje të lakuriqit në Britani të Madhe mund ta transmetojnë një virus të ngjashëm me tërbimin. Autoritetet shëndetësore kanë deklaruar se nuk ka rrezik për infektim të përmasave të gjera. BBC shkruan se, punonjësit e shëndetësisë dhe të afërmit e personit që humbi jetën nga kafshimi i maces, janë testuar dhe u është ofruar vaksinimi, si masë parandaluese kundër përhapjes së mundshme të sëmundjes. Tërbimi është një infeksion që dëmton trurin dhe sistemin nervor qendror. Njerëzit infektohen me këtë sëmundje përmes kafshimit apo gërvishtjes nga kafshët. Nuk ka dëshmi se sëmundja është transmetuar ndonjëherë nga një njeri te një njeri tjetër. Qeveria e Britanisë së Madhe deklaron se kjo sëmundje është më tepër e përhapur në vendet afrikane si Maroku, Algjeria dhe Tunizia. Dr. Mary Ramsay thotë se njerëzit duhet të jenë të informuar për këtë sëmundje para se të udhëtojnë drejt vendeve që janë të prekura. “Nëse jeni kafshuar, gërvishtur apo lëpirë nga një kafshë, duhet që patjetër ta pastroni plagën apo lëkurën me shumë sapun dhe ujë dhe po ashtu t’i kërkoni këshillat e mjekut”, tha ai. Rasti i fundit i regjistruar në Britani ishte në vitin 2012, kur një person u kafshua nga qeni në Afrikën e Jugut.

Article Logic
Execution time: 0.0036468505859375