INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U fiksuat me 'Bonbon' të Era Istrefit, këngëtarja publikon një pjesë të këngës së re[VIDEO]

U fiksuat me 'Bonbon' të Era Istrefit, këngëtarja publikon një pjesë të këngës së re[VIDEO]

Publikuar më: 08:14 15-03-2018

Era Istrefi i'a ka dalë të krijojë një dashuri të madhe për publikun siç është kënga e saj Bonbon e cila u kthye në një hit dhe arriti rreth 540 milionë klikime në Youtube.

Jo vetëm "Bonbon", por edhe kënga tjetër "Redrum" u pëlqye shumë, pasi Erën e vlerësuan për skenografinë mëse të realizuar me ngjyrën e kuqe, pa harruar tekstin dhe muzikën e këngës.

Edhe pse tashmë janë bërë gati 6 muaj që nga publikimi i fundit i këngëtares duket se gjithçka është thuajse gati për publikim e ri.

Këtë na e ka treguar vetë Era me një postim në twitter, ku nga Suedia ka publikuar një video të shkurtër me këngën e re në sfond nga studioja muzikore.

Sipas melodisë duket të jetë një këngë ritmike. Le të shpresojmë që Era të "godasë" përsëri zemrat e publikut.

Article Logic
Execution time: 0.0026350021362305