INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U eleminua nga Champions League, tekniku Mourinho bën gati largimet nga United

U eleminua nga Champions League, tekniku Mourinho bën gati largimet nga United

Publikuar më: 16:03 19-03-2018

Manchester United planifikon një rifreskim të skuadrës dhe për ta bërë këtë duhet të largojë disa lojtarë. Pas eleminimit nga Champions League, trajneri Mourinho ka vendosur që të largojë 5 futbollistë.

Ander Herrera, Juan Mata, Chris Smalling, Phil Jones dhe Luke Shaw janë emrat më të përfolur që mund të largohen ne verë. Paratë e mbledhura nga shitja e këtyre lojtarëve do të shpenzohen për të bërë blerje të mëdha si Gareth Bale dhe Willian, që janë synimet kryesore të klubit.

“Djajt e Kuq” kanë shpenzuar 300 milion euro në 14 muajt e fundit por mesa duket Mourinhon nuk e bindin lojtarët që ka në dispozicion dhe do të shpenzojë një shumë të madhe parash për lojtarë të klasit botëror.

Article Logic
Execution time: 0.0036001205444336