INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U betua të enjten në Kuvend, deputeti i opozitës së re rrezikon mandatin

U betua të enjten në Kuvend, deputeti i opozitës së re rrezikon mandatin

Publikuar më: 18:02 19-05-2019

Deputeti më i ri në Kuvend, Selami Jenishehri rezulton të ketë qenë i dënuar më parë për mashtrim.

Sipas mediave ai ka fshehur dënimin në formularin e dekriminalizimit.

Janishehri mori mandatin e deputetit të enjten dhe vjen nga lista e Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës.

Ai është dënuar me 8 muaj burg nga gjykata e Shkodrës në vitin 2001 për akuzën e mashtrim, vendim të cilin e ka apeluar në gjykatën e lartë dhe kjo e fundit ka lënë në fuqi dënimin.

Sipas ligjit, deputetët që fshehin dënimin në formularin e dekriminalizimit humbasin mandatin.

Gjithsesi vendimi merret nga KQZ.

Article Logic
Execution time: 0.0037379264831543