INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Twitter merr masa ndaj mashtruesve

Twitter merr masa ndaj mashtruesve

Publikuar më: 10:56 08-07-2018


Twitter është rrjeti social më i përdorur për sa i përket deklaratave publike dhe lajmeve. Figura me rëndësi botërore postojnë njoftimet e tyre aty, por ka dhe mashtrues që bëjnë të njëjtën gjë. Të paktën kishte, pasi sot Twitter ka publikuar shifra të frikshme për sa i përket pezullimit të profileve. 70 milionë të tillë janë pezulluar nga kompania vetëm në dy muaj. Fushata e tyre anti mashtrim duket se po jep mjaft sukses, por ama ata theksojnë që ka akoma shumë punë për të bërë. Fillimisht ndryshimi vjen nga njerëzit që duhet që të raportojnë çdo faqe që shpërndan informacion të rremë, ose shkel rregullat e Twitter. Sensibilizimi është parësor.

Article Logic
Execution time: 0.00341796875