INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Twitter ka gati filmin perfekt për Rihanna-n dhe Lupita Nyong'o [FOTO]

Twitter ka gati filmin perfekt për Rihanna-n dhe Lupita Nyong'o [FOTO]

Publikuar më: 12:43 25-04-2017

Dy shoqe të ngushta që mashtrojnë meshkujt e pasur? Pse jo!

Kujt do t'i shkonte ndërmend që Rihanna dhe fituesja e çmimit Oscar, Lupita Nyong'o, mund të luanin bashkë në një film. Por ja që Twitter është vendi i çudirave. Ka mjaftuar një foto e këngëtares e ulur pranë aktores në rreshtin e parë të një sfilate mode, që një fanse e këtyre të dyjave të krijonte një skenar filmi. Rihanna një vajzë bukuroshe që josh meshkujt e pasur për t'ju marrë paratë dhe Lupita shoqja e saj gjeni kompjuterash që e ndihmon me zbatimin e planeve djallëzore.

TweeterRiriLupita.png

Kështu e ka përshkruar përdoruesja e Twitter @1800SADGAL foton e dy artisteve, duke dhënë idenë e një filmi tepër interesant. Ide që është mikpritur direkt nga Lupita, e cila përmes një statusi më 21 prill i ka thënë Riri-t se ajo është gatshmë për ta kthyer idenë në realitet, nëse edhe ajo do të donte. Ndërkohë që dje ka ardhur edhe përgjigja pozitive nga Rihanna.

RiriLupi.png

Megjithatë kjo histori nuk mbaron me kaq pasi përdoruesit e Twiiter kanë vendosur që skenari i filmi të shkruhet nga Issa Rae dhe të mbajë regjinë e Ava DuVernay. Dy emra që menjëherë kanë dhënë OK duke postuar secili nga një GIF në shenjë aprovimi.

IssaAva.jpg

Doni të dini titullin? "Cashing In", ashtu siç do të vërshojnë milionat e dollarëve në Box Office nëse ky film vërtetë do të realizohej! 

Article Logic
Execution time: 0.0039341449737549