INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Twitter bllokon  270.000 llogari të dyshuara si terroriste ndërsa me Facebook thellohet skandali i Cambridge Analytic

Twitter bllokon 270.000 llogari të dyshuara si terroriste ndërsa me Facebook thellohet skandali i Cambridge Analytic

Publikuar më: 18:32 06-04-2018

Twitter përgjatë gjysmës së dytë të vitit 2017, mbylli më shumë se 270.000 llogari në mbarë botën, pasi përdoruesit akuzohen për promovuar të terrorizmit.
Kjo sipas Kreut të politikës publike, Nick Pickles, shpjegon dhe rënien e numrit të përdoruesve. Pickles i atribuon kompanisë meritën e zbulimit të adresave të dyshimta.
Ai sqaron se rreth 93% e llogarive u pezulluan nga teknologjia mbrojtëse e tëitter, ku vetëm 75% e adresave u kapën para se të bënin postimin e parë. Ndërsa sipas statistikave policia ka arritur të identifikoj vetëm 0.2% të rasteve.
Ndërsa 2/3 e 10.000 raporteve rezultonin me shkelje të rregullave mbi ndikimin negativ, që përhapin në shoqëri.
Kompania deklaron se arritja e këtyre rezultate u bë e mundur fal kombinimit të të dhënave të terroristëve, që ekspertë e SHBA dhe BE zotëronin.
Cenimi i sigurisë së përdoruesve nga rrjetet sociale nuk ka ardhur vetëm nga Twitter, por dhe kompania e Mark Zukember, Facebook-u.
Një raport i publikuar nga Bashkimi Europian zgjeron dhe më shumë skandalin e Cambridge Analytic të cilët vodhën të dhënat e milionave përdorueseve nëpërmjet profileve të facebook.
Nga 2.7 milion njerëz të prekur shifrat arrijnë në 87 milion.
Zëdhënësi i BE Christian Wigand ka deklaruar se po kryhet një tjetër hetim mbi këtë skandal.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041279792785645