INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turqia prag lufte me Greqinë? Erdogan ka një mesazh për shqiptarët, kosovarët e jo vetëm

Turqia prag lufte me Greqinë? Erdogan ka një mesazh për shqiptarët, kosovarët e jo vetëm

Publikuar më: 19:47 11-03-2018

Presidenti i Turqisë Erdogan gjatë fjalës së tij të mbajtur në Kongresin e 6–të të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Bolu ka përshëndetur të gjitha shtetet që i konsideron mike. Ndërsa tensionet me Athinën shtohen, presidenti nuk kurseu përshëndetjet por edhe kritika ndaj NATO-s.

‘Përshëndes vëllezërit e mi në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Malin e Zi, Krimesë, Bullgari, Rumani. Në emër të popullit tim u dërgoj urimet më të përzemërta’ e nisi fjalimin e tij Erdogan.

Nga NATO ai kërkoi mbështetje.

‘Kur ka ndërmend NATO të vihet në anën e Turqisë, sa i përket rajonit dhe Sirisë’ është shprehur Erdogan.

‘NATO, kur do të jesh me ne? A nuk jemi anëtarë të NATO-s? Ne erdhëm në Afganistan, Somali, arritëm në Ballkan. Pse? Ne jemi një vend i NATO-s. Ne u ndalëm tani, por ju nuk u ndalët. Ky është kombi turk. Partnerët e tjerë po ikin.Çfarëdo që bëjnë ata, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë të drejtë. Ne do të vazhdojmë të jemi të ndershëm dhe do ta kryejmë këtë punë me lejen e All-llahut’ shtoi presidenti.

Duke u ndalur tek përplasja në Afrin të Sirisë Erdogan tha se turqit nuk janë pushtues por po ndjekin vetëm terroristët.

Sa i përket tensioneve me Athinën, ministri grek i Mbrojtjes u shpreh në një intervistë se Greqia është shumë pranë një incidenti fatal me Turqinë.

Që prej ndalimit të dy ushtarëve grekë të cilët kaluan ditë më parë kufirin veri-perëndimor të vendit për shkak të motit të keq është ashpërsuar retorika mes dy vendeve.

Article Logic
Execution time: 0.0038518905639648