INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turqia mbështet Kosovën: Formimi i Ushtrisë e drejtë sovrane

Turqia mbështet Kosovën: Formimi i Ushtrisë e drejtë sovrane

Publikuar më: 17:29 17-12-2018

Ambasada e Turqisë në Prishtinë tha se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri është e “drejtë sovrane” e Kosovës. Ambasada turke mbështeti qëndrimin zyrtar të Prishtinës se procesi i transformimit do të zhvillohet në mënyrë demokratike. “Turqia, si vend i Ballkanit dhe anëtar i NATO-s që kontribuon në KFOR dhe FSK, duke marrë në konsideratë ligjet e miratuara nga parlamenti i Kosovës më 14 dhjetor për transformimin e FSK-së në ushtri si një e drejtë sovrane, gjithashtu i konsideron deklaratat nga autoritetet kosovare të përshtatshme që procesi i transformimit, i cili pritet të zgjasë me vite, do të zhvillohet në mënyrë demokratike dhe përfshirëse të të gjitha komuniteteve të Kosovës brenda kornizës kushtetuese, në koordinim me NATO-n dhe në një mënyrë që do të ruajë paqen dhe stabilitetin në rajon”- thuhet në deklaratën që Ambasada turke shpërndau.
“Turqia, në përputhje me rëndësinë që i jep paqes dhe stabilitetit të rajonit, do e mbështesë vazhdimin e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit”- bën me dije përfaqësia diplomatike në Prishtinë.

Article Logic
Execution time: 0.0033130645751953