INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turqi, aeroplani del nga pista 11 të lënduar [VIDEO]

Turqi, aeroplani del nga pista 11 të lënduar [VIDEO]

Publikuar më: 17:40 14-01-2018

11 pasagjerë pësuan plagë të lehta pasi një aeroplan me 163 pasagjer në bord doli nga pista në aeroportin e Trabzonit në Turqi.

Incidenti i frikshëm ndodhi teksa aeroplani i kompanisë “Pegasus” po aterohej në pistë. Autoritetet lokale thanë se avioni rrëshqiti mbi pistë, pasi nuk arriti te ulej ne gjendje normale dhe kjo për shkak të erërave te fuqishme.

Por tragjedia u shmang pasi që avioni arriti të ndalet në pjesën e jashtme të pistës sepse po të rrëshqiste edhe 10 metra, do të përfundonte në det.

Në vendin e ngjarjes menjëherë janë dërguar me dhjetar zjarrfikës dhe ambulancë, ndërsa autoritetet e aviacionit ende po vazhdojnë hetimet.

Pasagjerët e aeroplanit treguan më pas përvojën e tyre të frikshme dhe thanë se ndërsa aeroplani po ulej në pistë, ishte e qartë se do të ndodhej diçka pasi që jashtë frynte një erë të fuqishëm dhe ne herr pas here tronditeshim.

Ky ishte edhe momenti i plagosjes së disa prej pasagjerëve që nuk u lënduan nga dalja e aeroplanit jashtë pistës, por nga bashkudhëtarët e tyre të frikësuar që shkaktuan panik.

 

Article Logic
Execution time: 0.0018441677093506