INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turpi....

Turpi....

Publikuar më: 16:04 12-03-2018

Turpi është një emocion që duhet njohur e trajtuar me shumë vëmëndje.

Ky emocion po nuk u menaxhua mire, gjymton direkt ndjeshmërinë dhe identitetin e njeriut në përgjithësi dhe të fëmijës në veçanti. Kujdes prindër, kur i drejtoheni fëmijës tuaj me shprehjet: ” turp të kesh” apo “s’ke turp”. Shkencëtarët që merren me studimin e pasojave të turpit dhe të ndjenjës së fajita, e përcaktojnë gjëndjen që përjeton fëmija, si çbërje e deri vdekje e figurës prindërore. Kur fëmija përballet me një prind të ashpër, kërcënues dhe etiketues që për çdo veprim e gjykon fëmijën, automatikisht aktivizohet ndjenja e turpin i cili “tërheq” me vete dhe ndjenjën e fajit. Këto dy ndjenja të gërshetuara sëbashku bëjnë që fëmija të ndihet i vetëm dhe i tmerruar nga përballja me flakjen që prindi pa e ditur provokon me sjelljen e tij. Fëmija i pushtuar nga frika dhe parrugëzgjidhje, pasi prindërit për të janë ekzistenca e tij, pëson një gjëndje të barabartë me ngrirjen. Kujdes prindër, e mira nuk nxitet e zhvillohet duke kërcënuar e etiketuar por me durim, butësi dhe duke gjetur fjalën e kohën e duhur. 

me leje të posaçme nga Lira Gjika.

Article Logic
Execution time: 0.0040440559387207