INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turizmi me parashikime optimiste

Turizmi me parashikime optimiste

Publikuar më: 09:37 07-05-2019

Parashikimet për turizimin shqiptar këtë vit janë optimiste. Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimit (WTTC) në një raport parashikon që vendin tonë ta vizitojnë 5.7 milionë vizitorë dhe deri në 2028-n numri i tyre pritet të arrijë në 6.6 milionë. Kontributi i turizmit në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipërisë pritet që të jetë 27.3% për vitin 2019, me rritje 5.2 % nga viti i shkuar. 

“Rritja kryesisht reflekton aktivitetin ekonomik të prodhuar nga industritë si hotelet, agjentët e udhëtimit, linjat ajrore dhe shërbimet e tjera të transportit të udhëtarëve. Por ajo gjithashtu përfshin, për shembull, aktivitetet e restoranteve dhe industritë e kohës së lirë të mbështetur drejtpërdrejt nga turistët”, citohet në raport.

Shifrat në rritje të turistëve do të ndikojë edhe në shifrat e vendeve të punës. Gjatë vitit të shkuar turizmi mbështeti në mënyrë direkte hapjen e 286 mijë vende pune. Këtë vit pritet të arrijë në mbi 300 mijë vende punë, sipas WTTC.

Të shtunën, BE dhe BERZH deklaruan dhënien e 100 milionë eurove për zhvillimin e turizimit shqiptar.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0033249855041504