INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turizmi këtë vit të ardhura rekord[VIDEO]

Turizmi këtë vit të ardhura rekord[VIDEO]

Publikuar më: 13:51 13-09-2017

Lajme të mira nga turizmi! Këtë viti promovimi edhe nga ndërkombëtarët ka ndikuar pozitivisht në rritjen e numrit të turistëve, në vendin tonë, por dhe në gjenerimin e të ardhurave. Banka e Shqipërisë, raporton se bilanci neto i të ardhurave nga turizmi në 6 muajt e parë të vitit rezulton 156 milionë euro, që mund të konsiderohet si një nivel rekord në dy dekadat e fundit. E bilanci neto nëse ndahet se sa para kanë lënë pushuesit në Shqipëri dhe sa ata që shpenzuan jashtë, rezulton se më shumë para kanë hyrë sesa kanë dalë.
Përkatësisht për 6 muajt e parë të vitit, të huajt shpenzuan 722 milionë euro, ndërsa shqiptarët jashtë lanë 567 milionë euro.
Ndaj duket të gëzohemi dhe për faktin se deri në vitin 2014, ky bilanc ishte negativ, pasi shqiptarët harxhonin jashtë vendit të tyre më shumë sesa të huajt në Shqipëri. Por dy vitet e fundit, raportet janë përmbysur dhe pavarësisht se shpenzimet e shqiptarëve jashtë janë rritur, ato të të huajve, sidomos turistëve, janë zgjeruar me ritme më të shpejta.
Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të dytë të 2017, pjesa më e madhe e parave janë grumbulluar nga shërbimi i udhëtimit, që i ka siguruar ekonomisë vendase rreth 421 milionë euro. Por dhe nga rritja e numrit të vizitorëve të huaj në vend, me rreth 10%, pasi dikim ka patur dhe risia e këtij sezoni ofrimi nga ana e hoteleve të paketave të plota.

Article Logic
Execution time: 0.0016608238220215