INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turi tregon arsyen e vërtetë të largimit nga Vizion Plus dhe ''Apartamentit 2XL'', po Orinda Huta është shtatzënë? Ja si përgjigjet ai [FOTO]

Turi tregon arsyen e vërtetë të largimit nga Vizion Plus dhe ''Apartamentit 2XL'', po Orinda Huta është shtatzënë? Ja si përgjigjet ai [FOTO]

Publikuar më: 09:14 17-06-2018

Vetëm pak javë më parë, në media u përfol për një largim të mundshëm të moderatorit dhe producentit Turjan Hysko nga ekrani ku e kemi parë që në fillimet e karrierës, “Vizion Plus”. Lajmin e ka konfirmuar vetë Hysko së fundmi duke rrëfyer se ai do të jetë drejtori i ri i “Klan Plus” si dhe do të sjellë një version të ri të spektaklit “Apartmanti 2XL” në ekranin e televizionit “Klan”.

Sakaq në një intervistë të re për “Bluetooth”, moderatori i famshmëm ka folur për zhvendosjen e tij të shumëpërfolur. “Besoj që pas kaq shumë vitesh kërkoja sfida të reja, energji tjetër, dua stimuj të cilët besoj i gjej në ‘Klan’.”- është shprehur ai duke shtuar më tej se duke qenë se stafi i spektaklit “2XL” është si një familje për të, nuk mund të mos përfshihej në planet për zhvendosje.

Sakaq, Turjan Hysko ka rrëfyer se nuk do të ketë një rikthim të emisionit “Oktapod” pasi për të nuk ka vend në “Klan”, ndërsa emisioni i ri që do të nisë pritet të ketë vërtet argëtues. “Do jetë një program, i cili do ketë në fokus familjen! Do luajmë, do emocionohemi dhe sigurisht do fitohet shumë.”- ka thënë Hysko. Ndërsa i pyetur për reagimin e eprorëve të tij për dorëheqjen, moderatori u shpreh: “Dorëheqja ishte e panegociueshme, kështu që s’kishte vend për oferta joshëse. Unë kam qenë shumë i lumtur në ‘Vizion Plus’ dhe ‘Tring’ si profesionalisht dhe financiarisht.”

apar.jpeg

 

Në intervistë, ai gjithashtu ka hedhur poshtë dhe zërat për largimin e bashkëshortes së tij Orinda Huta nga “Vizion Plus”. Hysko ka mohuar edhe zërat për shtatzëninë e saj duke iu përgjigjur me një “Jo” të prerë pyetjes nëse do të bëhet baba së shpejti.

Article Logic
Execution time: 0.0032808780670166