INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Tuna përzuri...'', fqinji i familjes Berisha zbulon arsyen e sherrit, flet Roberti publikisht: Të gjithë e dinë se...[FOTO]

''Tuna përzuri...'', fqinji i familjes Berisha zbulon arsyen e sherrit, flet Roberti publikisht: Të gjithë e dinë se...[FOTO]

Publikuar më: 21:07 29-10-2018

Vijojnë të jenë të tensionuara marrëdhëniet në familjen e famshme Berisha, ku prej kohësh Roberti dhe Patrisi duket se kanë debatuar ashpër mes tyre për shkak të Tunës, bashkëshortes së Patrisit.

E nëse ne se kemi marrë vesh asnjëherë se cila është arsyeja e sherrit, një komentues që thotë se është fqinj i familjes Berisha zbulon arsyet e mosmarrëveshjeve midis Robert Berishës dhe Tunës e Patrisit. Me anë të një komenti në youtube, fqinji shprehet se Tuna është bërë shkak për prishjen e marrëdhënies mes dy vëllezërve.

Në komentin e tij ai thotë se Roberti jo vetëm ka ndihmuar ekonomikisht familjen, por edhe e ka paguar shkollimin e Patrisit. Po sipas pretendimeve të fqinjit, ka qenë sjellja e keqe e këngëtares që ka çuar në zënkën e shumëpërfolur mes këngëtarëve. Lidhur me këtë koment ka folur edhe Robert Berisha në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, duke thënë se shumë njerëz e dinë të vërtetën.

“Brenda Berishve, të gjithë e dinë, madje ka disa komente aty në youtube, njerëz që më njohin mua ma herët , se çfarë kam bërë për familjen e vëllain. Kështu që e vërteta gjithmonë del. Unë besoj që kështu i kemi dhënë fund, ndoshta kam bo gabim unë, ndoshta kanë bërë gabim ata që kanë dhënë atë intervistë, por i uroj shumë sukses, shëndet çunit të tyre dhe me këto përmbyllen gjitha muhabetet.”

sge.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0040440559387207