INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Truproja i Elvana Gjatës edhe pse i fshehur ka treguar se ku e gjeti pistoletën

Truproja i Elvana Gjatës edhe pse i fshehur ka treguar se ku e gjeti pistoletën

Publikuar më: 09:24 24-10-2018

Marviol Bilo, komandoja që dyshohet se ka qëlluar për vdekje Fabiol Gaxhan dhe ka plagosur rëndë Elion Haton dhe Ervis Martinaj, ka nisur të bashkëpunojë me policinë. Ai dhe pse i fshehur po komunikon përmes avokatit të tij. Sipas “Shqiptarja.com”, truproja e Elvana Gjatës, Bilo nga arratia ka kontraktuar një avokat dhe është pikërisht ky person që po negocion me prokurorinë, për të realizuar vetëdorëzimin e komandos, që shkaktoi masakrën në zonën e bllokut në Tiranë.

Në disa meme, të dërguara në prokurori nga avokati i Bilos, pretendohet se Marviol Bilo ditën e ngjarjes nuk ka pasur asnjë armë me vete, por pistoletën ia ja ka marrë Redi Popeskut, i cili e dispononte me leje.
Nga këto komunikime, pretendohet se Bilo pas ngjarjes është larguar drejt godinës së Kuvendit, më pas ka hyrë një një rrugicë që të nxjerr tek Ambasada e Kosovës, pranë Gjykatës Kushtetuese, dhe ka kapërcyer më pas Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Pasi ka shkuar pranë Piramidës, tek disa pemë në lulishte ka hedhur pistoletën me të cilën kreu krimin.
Prokurorisa ka thënë se intenerari i lëvizjes së Bilos është fiksuar nga kamerat e sigurisë të bizneseve. Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat se si komaandos i ka rënë në dorë arma e Redi Popeskut, për të cilin gjykata dha dje masën ‘arrest shtëpie’.
Të arrestuar deri më tani për ngjarjen janë Ervis Martinaj, Redi Popesku dhe Eljon Hato.

Article Logic
Execution time: 0.003676176071167