INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Trump pret në ‘samit’ Kim, çfarë diskutuan

Trump pret në ‘samit’ Kim, çfarë diskutuan

Publikuar më: 18:48 31-05-2018

Ndërsa e gjithë bota flet dhe pret që presidenti amerikan, Donald Trump, të takohet në një samit me liderin koreano verior Kim Jong un, ai surprizon, duke u takuar me një tjetër Kim.

Ka qënë kreu i Shtëpisë së Bardhë i cili ka shpërndarë një foto ku tregon se është takuar me showgirl Kim Kardashian bashkëshorten e Kanye West i cili ka qënë një nga artistët e paktë që ka shfaqur simpati ndaj Trump.

Ndërsa vetë show girl kishte mbështetur rivalen e manjatit Hillary Clinton por kohët kanë ndryshuar.

Mediat raportojnë se ata kanë diskutuar për sistemin e burgjeve dhe Kim i ka kërkuar presidentit faljen e një e një gruaje 63-vjeçare, që po vuan një dënim me burg të përjetshëm për një krim të lidhur me drogat.

Ajo fillimisht tërhoqi vëmendjen e Kim Kardashian, kur kjo e fundit kishte parë një video të shkurtër për rastin, të postuar në mediat sociale.

Procesi i faljes është tërësisht në duart e presidentit por nuk është e qartë për momentin nëse ai do të marrë një vendim apo jo.

Vetë presidenti Trump, në një postim në “Twitter”, tha se kishte patur një takim të mrekullueshëm. Por kaq mjaftoi që në rrjetet sociale të niste edhe ironia.

Dhe ndërsa pritet që në 12 qershor të mbahet samiti historik me Kim-in e vërtetë dhe Trump të mbajë fjalën se do të takohet me diktatorin për të diskutuar mbi sigurinë ndërkombëtare.

Dhe në pritej të samitit sekretari amreikan i shtetit Mike Pompeo takohet me krahun e djathtë të diktatorit dhe madje darkojnë së bashku.

 

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0010418891906738
    array(1) { ["section"]=> string(45) "trump-pret-ne-samit-kim-cfare-diskutuan-60265" }