INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump: Nuk dua emigrantë nga Haiti, Afrika ‘vende të ndyra', OKB: Deklaratë raciste

Trump: Nuk dua emigrantë nga Haiti, Afrika ‘vende të ndyra', OKB: Deklaratë raciste

Publikuar më: 16:19 12-01-2018

Një tjetër deklaratë shokuese nga presidenti Trump.

Mediat amerikane raportojnë se kreu i Shtëpisë së Bardhë sulmoi ashpër emigrantët dhe sidomos vendet e tyre me fjalë banale gjatë një takimi në Zyrën Ovale.

“Pse lejojmë që njerëz nga këto vende të ndyra të vijnë këtu dua emigrant nga vende si Norvegjia”, deklaroi Trump para ligjvënësve në zyrën e tij.

Sipas mediave amerikane manjati i bëri këto komente duke iu referuar vendeve Haiti, El Salvador dhe Afrika .

Shtëpia e Bardhë nuk e mohoi komentin e manajtit ndërsa OKB-ja e cilësoi deklaratën raciste dhe të turpshme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034830570220947