INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump bleu heshtjen e një pornostareje

Trump bleu heshtjen e një pornostareje

Publikuar më: 15:05 03-05-2018

Donald Trump ka paguar plot 130 mijë dollar Michael Cohen, avokatin personal, në këmbim të heshtjes së pornostares Stormy Daniels mbi marrëdhënien e mundshme seksuale me presidentin në vitin 2006.

Lajmin e ka bërë të ditur për “Fox Neës” Rudy Giuliani, një nga avokatët e Trump.

Miliarderi e ka mohuar gjithnjë jo vetëm çështjen, por edhe të ketë pasur dijeni mbi pagesën.

Ish kryebashkiaku i New Yorkut, Rudy Giuliani thotë se “Trump rimbursoi ish avokatin e tij Michael Cohen, i cili pagoi Stormit shumën gjatë fushatës elektorale të 2016.

Daniels, nga ana e saj insiston se pagesa i është bërë për t’i “mbyllur gojën” rreth marrëdhënies me Trump.

 Në reagimin e tij Trump u shpreh se avokati është paguar me parate e tij dhe nuk ka shfrytëzuar fondet e fushatës.

Article Logic
Execution time: 0.0033440589904785