INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Truk! Shqiptarët mashtrues tani dhe turizëm për asistencë sociale në Itali[VIDEO]

Publikuar më: 13:24 04-10-2017

Të hiqesh si rezident në Itali për të marrë para! Kjo është skema më e re që po përdorin shqiptarët për të përfituar deri dhe 500 euro në muaj në Itali. Kryesisht përfituesit janë prindër të emigantëve, por që nuk jetojnë në Itali. Ky truk ka rënë në sy të Gurdia di Finanza dhe numrin një të abuzuesve e mbajnë shqiptarët e më pas marokenët.

E jo pa qëllim Il Sole 24, shkruan se përpost turizmit kulturor dhe bregdetar në Itali është shtuar së fundmi edhe turizmi i asistencës sociale.
Sipas raportimit që bën Il Sole, këtë truk nuk e bëjnë vetëm vendet jashtë BE-së si Shqipëria, që ka dhe një ekonomi të dobët, por ata me ekonomi shumë më të fortë, si francezët, gjermanët, spanjollët, grekët, austriakët dhe anglezët, të cilët çdo muaj kanë marrë në mënyrë të paligjshme nga arka e fondit të Sigurimeve Shoqërore asistencë sociale. Madje nga Rumania janë organizuar udhëtime periodike për në Itali me qëllim të garantimit të vazhdimësisë së ndihmës duke qëndruar pak ditë sa marrin paratë dhe më pas kthehen në shtetin ku jetojnë.
Nga arka e Sigurimeve Shoqërore përllogaritet se 10.3 milionë euro merren nga shtetas të huaj përmes mashtrimit. Ky është dhe rezultati i kërkimit të njësisë speciale të shpenzimeve publike e Gurdia di Finanza. Kështu që pas këtij investigimi çdo mashtrues tani do ta ketë më të vështrirë të përfitojë para pa të drejtë!

Article Logic
Execution time: 0.0036840438842773