INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS

Tronditëse, ISIS furnizohet me armë edhe nga Shqipëria[VIDEO]

Publikuar më: 13:42 22-12-2017

Një organizatë britanike që merre me Hulumtimin e Armatimeve në zonat e Konfliktit ka zbuluar që dhe në Shqipëri janë prodhuar armë që ndihmojnë Shtetin Islamik. Pas një hetim trevjeçar në Irak dhe Siri, Shqipëria rezulton me 53 armë të identifikuara, nga të cilat 21 janë zbuluar në Irak dhe 32 në Siri. Nga vendet e rajonit, sasinë më të lartë të armëve të identifikuara në këto zona konflikti e ka prodhuar Serbia me 1211 dhe Bosnja me 704. Ndërsa në botë shteti i parë figuron Rusia, me 25.5% të totalit e më pas i ndjekur nga Kina, me 25.4%.

Ndërsa armët e kalibrit të NATO-s dhe municioni janë shumë më pak të përhapura, në zonat ku ka ushtarë të ISIS, e përbëjnë vetëm 3% të totalit.
Raporti “Armët në Shtetin Islamik”, i publikuar në dhjetor 2017 është rezultat i hetimeve në terren për zinxhirët e furnizimit të Shtetit Islamik të investigueve të organizatës britanike. Raporti është financuar nga Bashkimi Europian dhe Zyra Federale e Jashtme e Gjermanisë .

Article Logic
Execution time: 0.00443506240845
array(1) { ["section"]=> string(59) "tronditese-isis-furnizohet-me-arme-edhe-nga-shqiperia-45615" }