INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Trondit UNICEF, interneti po ''vret'' fëmijët! Ata shohin imazhe dhune dhe janë ngacmuar seksualisht…[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 11:32 26-11-2018

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, ka publikuar shifra tronditëse, për abuzimin me fëmijët në internet.
Sipas UNICEF, mosha mesatare kur fëmijët e anketuar në botë kanë aksesuar internetin për herë të parë është 9 vjeç. Një fëmijë qëndron online 3 orë në ditë dhe 14% e fëmijëve të anketuar kanë përjetuar diçka që i ka mërzitur, nga dhunë verbale deri tek ngacmime të ndryshme.
Një e dhënë shqetësuese është dhe ajo që lidhet me imazhe dhune ose abuzimi seksual dhe me këto janë ndeshur 1 në 5 fëmijë. Po rreziku bëhet më i madh për 25% të fëmijëve, që kanë thënë se kanë bashkëvepruar online me të panjohur, ndërsa 16% e kanë takuar personalisht dikë që e kanë njohur në internet. 

“Në FB kam 500 friends, maksimumi që njoh janë 150,” tha një nga adoleshentët. Ndërsa një vajzë e vogël, pohoi se kam 200 ndjekës dhe vetëm 120 nga ta i njeh.

Të dhënat u bënë publike gjatë samit të fëmijëve që u organizua në Tiranë.
Një problem i konstatuar nga anketimi është dhe ai që lidhet me prindërit. Ata rezultojnë indiferentë, pasi pjesa më e madhe e fëmijëve të pyetur pohojnë se nuk kanë asnjë kontroll nga ta dhe janë afro 77%.
Faqja më e klikuar për afro 72% të fëmijëve është Youtube, më pas vjen Instagrami, Facebook dhe në fund What’s app.

samit.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438