INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trondit shkencëtari kinez: Kam krijuar bebet e para të modifikuara gjenetikisht

Trondit shkencëtari kinez: Kam krijuar bebet e para të modifikuara gjenetikisht

Publikuar më: 14:00 26-11-2018

Një shkencëtar pohon se ka arritur të krijojë njerëzit e parë të modifikuar gjenetikisht në botë, gjë që është mundësuar në laborator në Kinë. ADN-ja e vajzave binjake u ndryshua me një mjet të ri të fuqishëm që ishte në gjendje të rishkruante vetë planin e jetës, thotë studiuesi kinez He Jiankui. Ai pretendon se foshnjat, e quajtura LuLu dhe Nana, kanë lindur para pak javësh dhe kanë rezistencë ndaj infeksionit HIV, virusit të AIDS. Jiankui, nga Universiteti Jugor i Shkencës dhe Teknologjisë, në Shenzhen, tha se ai ndryshoi embrionet për shtatë çifte gjatë trajtimeve të pjellorisë, por vetëm një shtatzëni ka rezultuar me sukses deri më tani. Ai tha se qëllimi i tij nuk ishte të shërojë ose të parandalojë një sëmundje të trashëguar, por të përpiqet të japë një tipar që pak njerëz e kanë, aftësinë për t'i rezistuar infeksionit të HIV. Shkencëtari thotë se prindërit e përfshirë nuk pranojnë të identifikohen apo të intervistohen dhe nuk do të jepen të dhëna se ku ata jeton apo se ku eksperimenti është kryer. Trajtimi pa pagesë i fertilitetit ishte pjesë e marrëveshjes që ju ofrua prindërve. Ai kërkoi dhe mori miratimin për projektin e tij nga Spitali i Grave dhe Fëmijëve Harmonicare të Shenzhen, i cili nuk është një nga katër spitalet ku mjeku zhvilloi eksperimentin e tij. Një shkencëtar amerikan u bë pjesë e këtij procesi në Kinë, pasi ky lloj redaktimi i gjeneve është i ndaluar në Shtetet e Bashkuara. Kjo për shkak të rreziqeve pasi dyshohet se ADN-ja e ndryshuar do të shtrembërojë gene të tjerë. Këto ndryshime potencialisht të rrezikshme mund të kalohen në gjeneratat e ardhshme. Redaktimi i geneve është i ndaluar edhe në Britani dhe në shumë vende të tjera të botës dhe hulumtuesit kanë thënë se nëse pretendimet e doktorit kinez janë të vërteta, eksperimenti 'monstruoz' nuk do të konsiderohet si “moral apo etik”. Por shkencëtari beson se kjo do të ndihmojë familjet dhe fëmijët e tyre. “Nëse shkakton efekte anësore apo dëmtime të padëshiruara, "do të ndieja të njëjtën dhimbje si ata dhe do të mbajë përgjegjësinë time"-tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0033390522003174