INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS

Triumfi i Florian Markut, Noizy i bashkohet në ring [VIDEO]

Publikuar më: 08:43 09-06-2018

Ka zgjatur vetëm 101 sekonda ndeshja e MMA-së mes Florian Markut dhe sportistit serb Dragisiç.

Boksieri shqiptar u fut me një entuziazëm të jashtëzakonshëm dhe arriti të dominojë sfidën, teksa e hodhi poshtë kundërshtarin, falë një gjuajtjeje poshtë brinjës, me këmbën e tij të majtë.

Vlen të theksohet se në pallatin e sportit “Asllan Rusi” u krijua një atmosferë e jashtëzakonshme, nga tifozëria.

Aurela Gaçe këndoi himnin shqiptar, ndërsa Noizy siç duket edhe në video shoqëroi Florian Markun gjatë daljes në ring.

Në video edhe shihni momente të sfidës mes dy boksierëve.

Florian Marku mori kështu edhe fitoren e 6, në po kaq ndeshje në MMA, ndërsa të gjitha i ka fituar me Knock Out.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00085616111755371
    array(1) { ["section"]=> string(62) "triumfi-i-florian-markut-noizy-i-bashkohet-ne-ring-video-61148" }