INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Tritan Kalo në KAFEIN për dhunën ndaj mjekëve/Të mbrohemi nga policia e shtetit[VIDEO]

Publikuar më: 14:10 12-02-2019

Sistemi i referimit në shëndetësi në Shqipëri lë për të dëshiruar dhe ngarkesa më e madhe e të sëmurëve përqëndrohet në spitalet e mëdha. Për pasojë mjekët e QSUT janë më të ekspozuar ndaj dhunës. Një ditë më parë u denoncua dhe një rast dhunë kundrejt një mjeku infeksionist në QSUT dhe kolegu i tij Tritan Kalo nga KAFEIN sqaron se incidenti ishte totalisht për shkaqe banale.

“Një individ ka ardhur sepse donte të bënte vaksinën. Vjen në mes të 25 të sëmurëve dhe i kërkon mjekut të lërë të tjetër e të merret me të. Mjeku i thotë që të mbarojë me të sëmurët problematikë. Po ai nuk duroi dhe kjo përfundoi në dhunë ndaj një mjeku të mirëkomunikueshëm,” sqaroi mjeku Kalo.
Në kushtet kur mjekët ndjehen totalisht të pambrojtur mjeku Kalo sugjeron që në spitale të mos qëndrojnë roje private, që nuk kanë as shkollimin e duhur dhe janë në moshë të thyer, por të kthehet policia e shtetit.
“Në 1992 QSUT-së ju dha statusi qendër e veçantë. Kishte një postë policore me policë të rendit. Pas 1997 e morën në dorë shërbimet private me pensionistë. T'i rikthet qendrës spitalore statusi i rëndësisë të veçantë,” tha infeksionisti për KafeIN.

Article Logic
Execution time: 0.0053877830505371