INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trishtimit mesa duket po i vjen fundi! Khloe Kardashian fotografohet për herë të parë me vogëlushen e saj në publik[FOTO]

Trishtimit mesa duket po i vjen fundi! Khloe Kardashian fotografohet për herë të parë me vogëlushen e saj në publik[FOTO]

Publikuar më: 10:14 07-05-2018

Fakti se solli në jetë vajzën e saj të parë i gëzoi të gjithë por për Khloe-n kjo periudhë rastisi pak keq pasi ndodhi pothuajse në të njëjtën kohë me tradhëtinë që i bëri bashkëshorti i saj Tristan.

Diva e showbizz-it mesa duket ka ditur ta menaxhojë si duhet zemërimin duke i dhënë kurajo vetes me faktin se vogëlushja e saj meriton kujdes maksimal dhe me siguri dashuria që ajo i dhuron mami Khloe-s mesa duket ja ka ëmbëlsuar zemrën.

Së fundmi Khloe është fotografuar në publik nga paparacët teksa ka nxjerrë për shëtitje vogëlushen e saj të quajtur True në parkun e Ohio-s.

Nën shoqërinë e dados, Khloe duket shumë në formë dhe periudha post-shtatzënisë me shumë gjasa ka kaluar si duhet për yllin e “Keeping Up With the Kardashians”.

trh_e4.jpg

 

xdfv_awe.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031130313873291