INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Tregu i karburanteve kaotik, cilësia e dobët! Kritikat e KLSH-së…[VIDEO]

Publikuar më: 11:39 13-11-2018

Tregëtarët e karburanteve abuzojnë me konsumatorin. Shumica ankohen në lidhje me cilësinë dhe të tjerë për sasinë. Për këto arsye Kontrolli i Lartë i Shtetit ka monitoruar tregun dhe punën e kryer nga Inspektoratin Shtetëror Industrial dhe Teknik në tre vitet e fundit. Sipas raportit përfundimtar ka rezultuar se Inspektorati ka pasur një ecuri më të mirë se vitet e kaluara, por fokusi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka mbetur tek dokumentet dhe jo tek masat konkrete që duhet të marrë për kompanitë abuzuese. Kështu që konstatimet e institucionit që merret me kontrollin e pikave të karburanteve janë depozituar tek Ministria përgjegjëse. Po kjo e fundit nuk ka vepruar më tej.
KLSH thotë se politikat si dhe vendimmarrja e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kanë patur efektivitet të ulët, për shkak se ky dikaster ka treguar papërgjegjshmëri në zbatimin e detyrave të saj.
Ministria është mjaftuar vetëm në plotësimin e kuadrit rregullator dhe nuk ka ndërmarrë aktivitete konkrete për përmirësimin e sektorit të hidrokarbureve.
Ndër të tjera ky auditim raporton se ende sot mbeten pezull disa çështje të rëndësishme për sektorin ku së pari ende nuk është kryer një studim mbi rezervat e sigurisë së karburanteve.
Së dyti nuk janë ushtruar kontrolle për sasinë e rezervës së sigurisë në rafineritë dhe impiantet. Së treti një pjesë e akteve nënligjore në zbatim të Ligjit të Naftës kanë dalë me vonesë. Gjithashtu ka pasur mungesë monitorimi dhe mbikëqyrje nga Ministria ndaj Inspektoriatit Teknik.

Article Logic
Execution time: 0.0035390853881836