INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Transport publik falas tashmë realitet në...

Transport publik falas tashmë realitet në...

Publikuar më: 15:50 06-12-2018

Nëse keni vendosur të udhëtoni drejt Luksemburgut nuk do të paguani nëse do të udhëtoni me transportin publik.

Nuk është aspak projekt i së ardhmes.

Luksemburgu do të bëhet i pari vend në botë me transport publik tërësisht falas. Planet e prezantuara nga qeveria e koalicionit, e udhëhequr nga kryeministri Xavier Bettel, do të bëjnë që trenat, tramvajet dhe autobusët të operojnë pa bileta, duke filluar nga vera e ardhshme.

Bettel, që mori postin për një mandat të dytë të mërkurën, e ka bërë mbrojtjen e ambientit pjesë kyçe të fushatës së tij zgjedhore.

Partia e tij Demokratike do të krijojë një qeveri me Partinë Socialiste të Punëtorëve, të krahut të majtë, dhe “Të gjelbrit”.

Aktualisht, bileta më e shtrenjtë shkon në 2 euro për një udhëtim maksimal prej dy orësh, që mbulon edhe pjesën më të madhe të udhëtimeve në vendin me 2.585 km katrorë sipërfaqe.

Gjatë verës, qeveria aplikoi udhëtimin falas për të rinjtë nën 20 vjeç. Nxënësit e shkollës së mesme po ashtu gëzojnë të drejtën e udhëtimit falas nga shkolla në shtëpi dhe anasjelltas.

Article Logic
Execution time: 0.003619909286499