INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trajneri i Real Madrid dorëzohet më në fund! Shpjegon problemet me mesfushorin Isco

Trajneri i Real Madrid dorëzohet më në fund! Shpjegon problemet me mesfushorin Isco

Publikuar më: 15:45 05-12-2018

Trajneri Solari i Real Madrid nuk mund të shmangte më pyetjet e gazetarëve për Iscon, me të cilin tekniku duket se ka pasur disa konflikte kohët e fundit, duke çuar edhe në mosaktivizimin e mesfushorit në ndeshjet e fundit.
Solari në deklaratën e tij shpjegoi se midis tij dhe Iscos nuk ka asgjë personale, por vetëm në aspektin profesional. Si trajner ai tha se duhet parë më e mirë e skuadrës dhe tek Real Madrid nuk ka lojtar të pazëvendësueshëm:

“Ajo që duhet të bëjë është që të japë më të mirën, të jetë në dispozicion. Kam 24 lojtarë në skuadër, plus djemtë e rinj nga akademia. Unë jam duke i shikuar të gjithë, teksa punojnë me entuziasëm.
Personalisht, nuk besoj se ka një lojtar te Real Madridi, që është i padiskutueshëm për formacionin.

Të gjitha zgjedhjet në këtë botë janë të diskutueshme, edhe ato të trajnerëve, por ajo që duhet të bëni është të jepni më të mirën. Kjo vlen për cilindo futbollist: të jetë në dispozicion dhe të japë më të mirën kur luan.

Detyra jonë si trajnerë është të mendojmë për më të mirën e skuadrës, të përzgjedhim ata që luajnë dhe janë gati nga stoli.”

 

Article Logic
Execution time: 0.0035841464996338