INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Traileri i ri i X-Men. Cfarë pritet të ndodhë në filmin më të ri nga Marvel [VIDEO]

Traileri i ri i X-Men. Cfarë pritet të ndodhë në filmin më të ri nga Marvel [VIDEO]

Publikuar më: 11:37 27-09-2018

X-Men është një nga filmat më të famshëm dhe të sukseshëm të kompanisë Marvel. Ideja kryesore e filmit sillet rreth njerëzve me gjene mutante, të cilët përpiqen të mbijetojnë në të njëjtën botë me njerëzit, pa i frikësuar ata.

Ky film dihet tashmë se ka prodhuar mbi 5 seri, të cilat ndjekin të gjithë historinë e X-Men nga zanafilla e tyre, deri në rastet, kur ata, të bashkuar, kanë shpëtuar edhe botën nga forca misterioze që duan ta shkatërrojnë atë.

Në vitin 2019, kompania Marvel pritet të hedhë në treg filmin më të ri të kësaj sage. Traileri i ri i filmit X-Men: Dark Phoenix duket magjepsës.

Ky film përqëndrohet rreth Xhenit, njëra prej mutantëve. Gjatë një misioni hapësinor Xheni goditet nga një forcë e fuqishme që për pak e vret atë. Me rikthimin e saj në shtëpi, Xheni kupton se nuk di ta kontrollojë këtë forcë, duke lënduar njerëzit e saj më të dashur. Tani, familja e përçarë X-Men duhet të bashkohet në mënyrë që të shpëtojë shpirtin e Xhenit, por edhe botën, nga disa alienë që duan të marrin fuqinë e Xhenit, për ta shkatërruar planetin tonë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037028789520264