INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trailer: Ribëhet një ndër filmat më të frikshëm horror në histori, por këtë herë vjen AKOMA më i përgjakur se më parë [VIDEO]

Trailer: Ribëhet një ndër filmat më të frikshëm horror në histori, por këtë herë vjen AKOMA më i përgjakur se më parë [VIDEO]

Publikuar më: 15:55 05-06-2018

Siç duket ky do të jetë një vit shumë i mirë për filmat horror duke parë trailerat që kanë dale deri tani.

Megjithëse regjizori i famshëm Luca Guadagnino njihet për romancën e vitit të kaluar e cila ishte dhe kandidate për Oscar, “Call Me By Your Name”, kjo nuk e ndalon atë të tregohet i guximshëm dhe të marri përsipër të ribëjë një nga filmat më të famshëm horror të të gjitha kohërave.

Ky është debuti i tij i parë në këtë zhanër dhe ai ka zgjedhur klasikun e 1977-ës nga Dario Argento, Suspiria.

Megjithëse përmbajtja e filmit i qëndron besnike origjinalit (balerina amerikane shkon në Gjermani për të vazhduar të studiojë balet në një shkollë prestigjoze, për të zbuluar sekrete të errëta historish më shtriga dhe magji) traileri që ka dalë tregon se gjërat mund të marrin edhe një drejtim të ndryshëm.

Ndryshimi konsiston te skenat të cilat do të jenë më të tmerrshme dhe më të përgjakshme se më parë. Çdo element horror do të amplifikohet.

Kjo sepse një skenë që ka dalë tregon se si personazhi kryesor (e cila do të lueht nga Dakota Johnson) po praktikon baletin dhe teksa kërcen në një dhomë, një grua në një dhomë tjetër e kontrolluar nga lëvizjet e saj, shqyhet në dysh shumë ngadalë.

Reagimet ndaj trailerit janë të mbushura me fjalë si: “shumë i përgjakshëm”, “nga pamjet më shqetësuese horror” dhe “shumë brutal”,

Me pak fjalë, një film për të mos t’u humbur nga fansat e zhanrit.

Tilda Swinton, Chloë Grace Moretz, Mia Goth dhe Jessica Harper (e cila është ylli kryesor i filmit origjinal) janë yjet e tjera të filmit.

”Suspiria” do të shfaqet në kinema në datën 2 Nëntor.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037119388580322