INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
TRAILER: “Predator” rikthehet në ekran, më frikshëm se më parë !

TRAILER: “Predator” rikthehet në ekran, më frikshëm se më parë !

Publikuar më: 20:08 10-05-2018

Të gjithë e kemi parë filmin Predator dhe na ka ngelur në mendje krijesa e tmerrshme e cila ishte si një personazh i shkëputur nga makthet tona më të frikshme.

Per t’jua rikujtuar pak, ja ku është traileri i vjetër.


Por, ky film do të ribëhet ! Që kur u njoftua dalja e filmit “Predator”, fansat kanë qenë duke pritur me padurim për të parë se si Shane Black do t’a sillte krijesën klasike në ekranin e madh.

Pas disa muajsh pritje, traileri i parë më në fund është shfaqur për ne, duke vënë shumë në dukje dhe yllin në rritje, të voglin Jacob Tremblay.


Sinopsi zyrtar që ka dalë për filmin deri në këtë moment thotë: "Nga përtej hapësirës deri në rrugët e vogla të një qyteze periferike, gjuetia rikthehet në rikrijimin e serive Predator nga Shane Black”.

"Tani, gjuetarët më vdekjeprurës të universit janë më të fortë, më të mençur dhe më vdekjeprurës sesa kurrë më parë, duke qenë se kanë përmirësuar gjenetikisht veten e tyre me ADN nga speciet e tjera. Kur një djalë i rastësishëm shkakton kthimin e tyre në Tokë, vetëm një ekuipazh i fortë i ish-ushtarësh dhe një mësues i pakënaqur shkence mund të parandalojnë fundin e racës njerëzore ".

Drejtuar nga Black - i cili kishte një rol mbështetës në Predatorin origjinal të 1987-ës, filmi do të njohë ngjarjet e dy filmave të para Predator, duke sjellë gjithashtu një frymë të ndryshme.

Deri tani, si pjesë e kastit përfshihen Boyd Holbrook, Trevante Rhodes, Keegan-Michael Key, Olivia Munn, Sterling K. Brown dhe Alfie Allen. Predator do të arrijë në kinema në mbarë botën më 14 shtator. 

Article Logic
Execution time: 0.0034849643707275