INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trailer: Më në fund del traileri i parë për filmin e grupit Queen, “Bohemian Rhapsody”

Trailer: Më në fund del traileri i parë për filmin e grupit Queen, “Bohemian Rhapsody”

Publikuar më: 20:42 15-05-2018

Rami Malek deri tani njihet më së shumti si ylli i serialit të famshëm Mr. Robot, por së shpejti pritet që kjo të ndryshojë.

Aktori do të luajë legjendën muzikore Freddie Mercury dhe do të përpiqet të përcjellë esencën e tij në biopikun e grupit të famshëm Queen, Bohemian Rhapsody.

Traileri i shumëpritur doli dhe mund të shihni copëza nga performance e Malek dhe e asaj çfarë na pret këtu:

Filmi do të sjellë ngritjen e Mbretëreshës në 1970, kur Mercury si fillim u bashkua me Brian May dhe Roger Taylor, deri në performancën Live Aid të grupit (një ndër performancat më të paharrueshme në historinë e rock-ut); duke e prerë historinë gjashtë vite përpara vdekjes së Mercury nga komplikimet e SIDA-s.

Bohemian Rhapsody si fillim, nisi nën tutelën e Bryan Singer. Por regjizori u pushua nga puna prej “pamundësisë së papritur” për të vazhduar më tej, ndërkohë që qarkullonin thashatheme mbi sjelljen e tij të papërshtatshme.

Singer ka mohuar këto fjalë duke thënë se nuk është sjellë kurrë në mënyrë joprofesionale, duke pretenduar se studioja nuk ka pranuar të lejojë që ai të merret me "çështjet e tij të ngutshme shëndetësore" në lidhje me njërin nga prindërit e tij. Dexter Fletcher, i cili ka qenë regjizor i Eddie Eagle dhe Sunshine on Leith, hyri në skenë për të përfunduar filmin.

Filmi do të shfaqet në kinema në mbarë botën në datën 2 nëntor 2018.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041110515594482