INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
TRAILER: “Mamma Mia ! Here We Go Again” dhe dyshimet mbi Meryl Streep [VIDEO]

TRAILER: “Mamma Mia ! Here We Go Again” dhe dyshimet mbi Meryl Streep [VIDEO]

Publikuar më: 15:32 08-05-2018

Një trailer i ri për “Mamma Mia! Here We Go Again” është këtu për të na argëtuar përsëri, kështu që nëse ju kishte marrë malli bëhuni gati.

 

 

Çfarë ka ndodhur me Donna-n, personazhin e Meryl Streep?

Aktorja e ka konfirmuar rikthimin e saj dhe ka disa shenja të reja jeta nga ajo në trailer, por çuditërisht mungon në pjesën më të madhe të tij.


Rosie (Julie Walters) dhe Tanya (Christine Baranski) dy mikeshat e saj, nuk do të këndojnë bashkë me të sipas trailerit.

Ku është gjyshja shumë energjike për të festuar shtatzëninë e vajzës së saj Sophie (Amanda Seyfried) ose për të përshëndetur tre gjyshërit e mundshëm të mbesës: Sam (Pierce Brosnan), Harry (Colin Firth), dhe Bill (Stellan Skarsgard)?


Pse nuk është ajo pjesë e turmës së shokuar që reagon ndaj hyrjes së madhe të nënës së saj, Ruby Sheridan (Cher)? Mos na thoni që ka ndonjë përgjigjie tragjike për këto pyetje që nuk na e nxë goja t’a themi?
Shpresojmë që jo, sepse të gjithë e duam Meryl dhe personazhin e saj shpërthyes.


Gjithsesi, këtë rradhë kemi fatin e madh të kemi shumë doza të së madhes Cher.


Për me shumë, do të na duhet të presim korrikun, kur “Mamma Mia ! Here We Go Again”, të dali në kinema në të gjithë botën.

Article Logic
Execution time: 0.0031559467315674