INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Trailer: Filmi i ri i familjes fantastike “The Incredibles 2” lë kritikët me mbresa [VIDEO]

Trailer: Filmi i ri i familjes fantastike “The Incredibles 2” lë kritikët me mbresa [VIDEO]

Publikuar më: 16:08 15-06-2018

Nuk e di nëse jeni gati emocionalisht për “The Incredibles 2”, ose siç i kemi njohur ne ndryshe “Fantastikët”, por duhet të bëheni gati sepse është pothuajse gati për të ardhur në kinematë tona!

Mbas 14 vitesh më në fund, do të shohim se ç’ka ndodhur me familjen super cool me superfuqi.

Deri tani, kritikët e kanë ngritur në piedestal. Në faqen Rotten Tomatoes ka një përqindje vlerësimi prej 96%, ndërsa në Metacritics është vlerësuar me një sasi prej 83 pikësh nga 100.

Kritikët kanë theksuar mesazhet e forta që përcillen dhe shumë skena inspiruese.

Sipas tyre, është film që është gjithmonë në lëvizje, që të surprizon me rrjedhën shumë natyrale nga komedia në aksion te familja e kështu me rradhë.

Gjithashtu, grafikisht është shumë i mirë realizuar dhe mendohet se do të ketë goxha impact edhe në vitet në vazhdim.

Pra nuk është ai filmi i dytë që pasohet nga komente të tipit: ‘Ah, po i pari ishte më i mirë”.

I është dhënë një dozë freskie dhe origjinaliteti që e ka mbrojtur nga këto komente.

Mund t’a ndiqni trailer-in këtu:

 

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00099706649780273
    array(1) { ["section"]=> string(92) "trailer-filmi-i-ri-i-familjes-fantastike-the-incredibles-2-le-kritiket-me-mbresa-video-61864" }