INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjike! Vdes pas koncertit menaxheri i reperit të njohur shqiptar AZET, zbulohen DETAJET! [FOTO]

Tragjike! Vdes pas koncertit menaxheri i reperit të njohur shqiptar AZET, zbulohen DETAJET! [FOTO]

Publikuar më: 12:18 22-06-2019

Një ngjarje e trishtë për reperin e njohur shqiptar Azet. Si pasojë e një aksidenti fatal, ka mbetur i vdekur menaxheri i tij, Sefa Kaya, i cili së bashku me nje shtetas nga Maqedonia e Veriut ishin mbrëmë në njërën prej klubeve të Prishtinës.

sef.jpg

 

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën për një vetaksident trafiku ne rrugën Prishtinë -Ferizaj, saktësisht në Llapnasellë, ku është përfshirë një veturë. Si pasoje e aksidentit një person (shoferi) ka humbur jetën’, ka thënë Ahmeti.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajete i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetuesit e njësitit të trafikut, janë duke u marre me rastin.

Tragjike! Vdes pas koncertit menaxheri i reperit të njohur shqiptar AZET, zbulohen DETAJET! [FOTO]

mant.png

 

“Në automjetin e aksidentuar, në momentin kur ka arritë policia ka qenë një person (ngasësi) dhe aty janë gjetur dokumentet me inicialet që ne i kemi përcjellë te ju. Mirëpo gjatë hetimit të rastit, është konstatuar se dokumentet personale të gjetura në automjet nuk ishin të viktimës. Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj dhe me qëllim të njoftimit të drejtë, po përcjellim te ju të dhënat e viktimës që humbi jetën sot në aksident. S. K mashkull 25 vjeç, shtetas i Zvicrës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

aet.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0027749538421631