INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjike! Po çonte fëmijët në shkollë, vdes në aksident futbollisti i njohur [FOTO]

Tragjike! Po çonte fëmijët në shkollë, vdes në aksident futbollisti i njohur [FOTO]

Publikuar më: 17:33 16-05-2018

Ndahet nga jeta futbollisti i njohur në një aksident tragjik! 

Pasi çoi fëmijët në shkollë, ai po kthehej për në shtëpi, por një aksident i mori jetën. Siç raportohet në mediat britanike, automjeti tip "Range Rover" i drejtuar nga mbrojtësi Jlloyd Samuel nga Trinidad dhe Tobago u përplas me një kamion, shumë pranë shtëpisë e tij në Warrington.

"Ne kemi marrë disa lajme të tmerrshme që ish-mbrojtësi kombëtar dhe ish-lojtari i Aston Villa dhe Bolton Ëanderers, Jlloyd Samuel vdiq në një aksident me makine këtë mëngjes në Angli,"-thuhet në deklaratën e Shoqatës së Futbollit të shtetit afrikan.

Siç raportojnë dëshmitarët, Samuel ka tentuar të thyej xhamat e makinës, teksa makina kishte shpërthyer në flakë. Sipas raportimeve, ai po kthehej për në shtëpi pasi kishte dërguar fëmijët në shkollë. Samuel u lind në Trinidad dhe Tobago dhe u rrit në Londër. Hapat para të karrierës i nisi tek Senrab, klub që prodhoi emra të famshëm duke përfshirë John Terry dhe Sol Campbell, si dhe Ëest Ham dhe Charlton.

Ai luajti për nëntë vjet tek Aston Villa, ku bëri 169 paraqitje të Premierligës. Ai gjithashtu përfaqësoi Anglinë tek skuadrat e moshave.

JLLOYD.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0028200149536133