INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjike! Ndërron jetë në moshë shumë të re Dj i mirënjohur AVICII, bashkëpunoi me Rita Orën

Tragjike! Ndërron jetë në moshë shumë të re Dj i mirënjohur AVICII, bashkëpunoi me Rita Orën

Publikuar më: 20:04 20-04-2018

Bota e muzikës në zi!

Mediat ndërkombëtare para pak minutash dhanë lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Dj të njohur botërisht Avicii. Emri i tij i vërtetë është Tim Bergling dhe është nga Suedia, por të gjithë u shokuan.
Ai ka ndërruar jetë ditën e sotme në Oman siç bëri me dije përfaqësuesi i tij për mediat.

Me dhimbje të thellë ne shpallim humbjen e Tim Bergling, i njohur edhe si Avicii”,-thuhet në deklaratë. “Ai u gjet i vdekur në Muscat, Oman këtë të premte pasdite , më 20 prill. Familja është e shkatërruar dhe ne i kërkojmë të gjithëve që të respektojnë privatësinë në këtë kohë të vështirë. Nuk do të jepen deklarata të mëtejshme.”,-shkruhet në lajmërim .

Që prej vitit 2016 Avicii ishte tërhequr nga muzika duke u shprehur se shkaqet e largimit ishin për arsye shëndetësore. Disa nga projektet e tij më të njohura muzikore janë: “Wake me Up”, Waiting for Love”

“Addicted to you” dhe “Lonely Together” në bashkëpunim me Rita Orën.

 

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043