INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjike! Autobusi del nga rruga, vdesin 7 persona

Tragjike! Autobusi del nga rruga, vdesin 7 persona

Publikuar më: 17:15 11-01-2019

7 të vdekur dhe 33 të plagosur. Ky është bilanci tragjik i një aksidenti fatal që ka ndodhur për shkak se autobusi doli nga rruga. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rajonin e Guontanamo në Kubë.

Autobusi i kompanisë Via Azul, udhëtonte nga Baracoa drejt Havalas, kur për shkaqe ende të panjohura ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe duke u rrotulluar disa herë.
Lajmin e bën të ditur e përditshmja Juventud Rebelde, duke sqaruar që në bordin e mjetit udhëtonin të paktën 22 të huaj me kombësi të ndryshme, edhe nga Europa e të tjerët shtetas kubanë.

Article Logic
Execution time: 0.0042181015014648