INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedia në Athinë, ‘ndizen’ mediat greke: Turqia po tallet, dërgoi…

Tragjedia në Athinë, ‘ndizen’ mediat greke: Turqia po tallet, dërgoi…

Publikuar më: 18:06 25-07-2018

E gjithë bota është solidarizuar me Greqinë e cila u përfshi nga flakët ku humbën jetën me dhjetra persona ndërsa dëmet janë katastrofike. por edhe në këto momente mediat greke nuk i kanë lënë pas dore provokimet me Turqinë.

Media greke “Ta Nea” shkruan se Turqia ka dërguar disa avionë luftarakë në Egje, duke shkelur rregullat e trafikut ajror.

Sipas kësaj media, është ironike sesi politikanët turq shpërndajnë mesazhe prekëse për zjarrin në Athinë dhe solidarizohen duke kërkuar të dërgojnë avionë për të shuar zjarret dhe në të njëjtën kohë i japinj etë provokimeve të tilla ushtarake.

“Ndërsa Presidenti turk, Tajip Erdogan dhe Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen e tyre për tragjedinë që ka përfshirë Athinën prej dy ditësh, nga ana tjetër kanë dërguar avionë luftarakë në Egje duke shkaktuar shkelje të vazhdueshme të hapësirës ajrore kombëtare dhe shkelje të rregullave të trafikut ajror”, thuhet në shkrimin e “Ta Nea”.

“Në një kohë që Greqia numëron dhjetëra viktima prej zjarrit të madh, avioni turk, që sipas të dhënave është një Air Force 35, ka kryer shkelje të hapësirës ajrore të Greqisë’, shton më tej media greke.

Article Logic
Execution time: 0.0037548542022705