INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Trafiqet dhe krimi në fokusin e takimit të Presidentit me deputetët britanikë

Trafiqet dhe krimi në fokusin e takimit të Presidentit me deputetët britanikë

Publikuar më: 10:35 14-02-2018

Vitet e fundit drejt Britanisë janë nisur në rrugë të paligjshme shumë shqiptarë mes tyre dhe të mitur. Ndaj dhe Presidenti Ilir Meta, në një takim me grupin e deputetëve britanikë, anëtarë të Grupit të Unionit Ndër-parlamentar dhe të Miqësisë foli për rëndësinë e bashkëpunimit më të ngushtë në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të qenieve njerëzore.
Mes të tjerash Meta vlerësoi partneritetin e fortë dhe tradicional midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për konsolidimin e demokracisë dhe të zbatimit të ligjeve në Shqipëri. Ai shtoi se mes dy vendve duhet të rriten marrëdhëniet ekonomik e tregtar.
Ndërsa deputetët britanikë e siguruan Presidentin Meta se Mbretëria e Bashkuar është shumë e angazhuar për ta forcuar bashkëpunimin me Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, si në aspektin dypalësh ashtu edhe në kuadër të NATO-s dhe BE-së

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0011398792266846
    array(1) { ["section"]=> string(87) "trafiqet-dhe-krimi-ne-fokusi-e-takimit-te-presidentit-me-deputetet-britanike-meta-50279" }