INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trafiku i armëve/ Si zhvillohet kjo tregti në Shqipëri dhe kush përfiton

Trafiku i armëve/ Si zhvillohet kjo tregti në Shqipëri dhe kush përfiton

Publikuar më: 09:20 11-02-2019

Me qindra armë janë ende në duart e civilëve. Pas vitit 1997 kur dhe u hapën depot e armëve një pjesë e tyre u kthyen nga qytetarët, por ka plot të tjera që mbahen në mënyrë ilegale. Një raport i Ministrisë së Brendshme bën me dije se trafikimi i armëve është një fenomen që nuk po ndalet. Së fundmi mësohet se persona nga 16-45 vjeç kryejnë trafik armësh në rrugë tokësore, por sasitë që kalohen ilegalisht nuk janë të mëdha.
Për të kryer kontrollin mbi armët është hartuar një strategji 5 vjeçare, 2019–2024 dhe në të janë shkruar shumë detaje për mënyrat e trafikimit dhe rrugët që zgjedhin trafikantët për këtë tregëti të paligjshme.
“Në përgjithësi nga raste e konstatuara, trafikantët e armëve të zjarrit përdorin kufirin tokësor të gjelbër duke i fshehur në automjete, autobusë, kamionë, vetura ose i transportojnë në trup duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Nga rastet e hetuara është konstatuar se trafikimi i armëve të zjarrit bëhet në sasi të vogla, nga 1–2 copë. Grup-moshat e evidentuara janë kryesisht të seksit mashkull dhe variojnë nga mosha 16–45 vjeç”, thuhet në dokumentin e strategjisë.
Me tej bëhet me dije, se armët trafikohen nga territori i Shqipërisë, nëpërmjet kufirit Shqipëri-Greqi dhe Shqipëri– Itali. Më tepër janë zbuluar pistoleta dhe automatikë.
Nga analizimi i situatës operative si dhe nga rastet e konstatuara, nga Shqipëria jo vetëm dalin armë zjarri, por dhe futen përmes kufirit, Maqedoni-Shqipëri, Kosovë-Shqipëri dhe Mali i Zi–Shqipëri. Në këtë pjesë të kufirit trafikohen armë zjarri të prodhuara në vendet e Evropës, kryesisht pistoleta, si dhe lëndë plasëse që vijnë nga territori i Malit të Zi, kurse nga territori i Kosovës dhe Maqedonisë trafikohen kryesisht pistoletat e konvertuara.

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824