INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tradita apo biznesi, Mc Kresha shpjegon arsyen pse në albumet e tij nuk do të ketë KURRË femra

Tradita apo biznesi, Mc Kresha shpjegon arsyen pse në albumet e tij nuk do të ketë KURRË femra

Publikuar më: 17:22 11-02-2019

Mc Kresha po bëhet gati për albumin e tij më të ri United State of Albania. Një fakt që bie në sy në projektet e tij të mëparshme është se reper-I kurrë nuk ka bashkëpunime me femra dhe mesa duekt edhe në këtë të radhës shanset janë se jo:

“Tradita vazhdon. Në albumet tona s’ka kurrë femra mysafire dhe besoj do më thuash “pse” kështu që po të tregoj vetë. Arsyeja kryesore është që ne na harxhojnë bashkëpunimet duke na ftuar kolegët dhe në albumet tona nuk na mbetet të ftojmë dikë, kështu që zakonisht i bëjmë vetëm. Meqë është rap, e bëjmë për qejfin tonë dhe për qejfin e asaj që e kemi nisur si traditë. “- është shprehur MC Kresha.

Kjo bie disi në kontradiktë pasi Mc Kresha ka bashkëpunime me plot meshkuj, por kjo ngelet zgjedhje e tij.

Albumi do të ketë 2 edicione: një me fjalor të censuruar dhe një të pacensuruar. Kështu ata janë të kujdesshëm ndaj fansave që i ndjekin.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034530162811279