INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tottenham ‘’trondit’’ merkaton, Coutinho dhe Dybala gati të vijnë tek ‘’Gjelat’’

Tottenham ‘’trondit’’ merkaton, Coutinho dhe Dybala gati të vijnë tek ‘’Gjelat’’

Publikuar më: 16:46 07-08-2019

Tottenham po përpiqet të kthehet në qershinë mbi tortë të kësaj merkatoje. Mediat angleze raportojnë se finalsitët e Champions League kanë mbyllur marrëveshjet për transferimin e Couitnhos dhe Dybalas në klubin e tyre. I pari pritet të kalojë te skuadra londineze në formë huazimi me të drejtë blerjen e kartonit të tij në fund të sezonit.

Ndërkohë, për sulmuesin argjentinas “Gjelat” e Londrës janë gati të paguajnë 70 milion euro. Kjo shifër është pranuar nga Juventus, ndërsa vendimi përfundimtar i takon futbollistit. Këto dy blerje pritet që të shkaktojnë efekt domino në merkato, duke sjellë finalizimin e shumë transferimeve të tjera.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032458305358887