INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tortë krem djathi

Tortë krem djathi

Publikuar më: 09:51 03-06-2018

Kjo është ëmbëlsira e parë që kam bërë pas mbërritjes në Shqipëri. Çdo gjë ishte e re, nuk i njihja mirë produktet këtu dhe ende nuk i kisha blerë të gjithë veglat dhe pajisjet e duhura për të bërë ëmbëlsira.

Mbaj mend se si shkërmoqja biskotë pas biskote me duar ... gishtat e mi të shkretë! Por ato ditë kanë kaluar. Tashmë përdor rregullisht rrahësin tim të bukur elektrik dhe blenderin e shpejtë! Ishte e pamundur të gjeje krem të freskët qumështi në atë kohë, madje edhe tani është sfidë ta gjesh. Ndryshe nga kohët e vjetra, do të përdor krem të freskët me 35% yndyrë dhe i paëmbëlsuar. Ju mund të zëvendësoni një pjesë ose të gjithë kremin e freskët me krem ëmbëlsirash UHT të ëmbëlsuar, nëse në treg nuk ka gjë tjetër. Vetëm provojeni kremin herë pas here sepse mund t’ju duhet të eliminoni sheqer pluhur nga receta.

ÇFARË KENI NEVOJË PËR BRUMIN:
2 Pako biskota (më pëlqen të përziejë biskota me drithra dhe vafera limoni)
125gr Gjalpë (shkrijeni para se ta përdorni)
1 lugë çaji kanellë (opsionale)
1 Lugë gjelle lëkurë e grirë limoni dhe portokalli

ÇFARË DUHET TË BËNI:
1) Ngrohni paraprakisht furrën në 180°C
2) Përgatisni një tavë të rrumbullakët me letër pjekjeje poshtë dhe një rrip letre përgjatë anëve. Ju këshilloj të përdorni një tavë me hapje anësore që ndahet nga baza
3) Shtypni biskota dhe përzini të gjithë përbërësit së bashku
4) Shtypeni brumin në tavë për të formuar bazën e ëmbëlsirës
5) Piqeni brumin për rreth 10 minuta derisa anët të marrin ngjyrë të artë
6) Vendosni mënjanë që të ftohet plotësisht

ÇFARË JU NEVOJITET PËR MBUSHJEN:
850g Krem djathi me cilësi të mirë
200g Krem të freskët (unë përdor Schmand)
2 ½ Gota të vogla (teke) me shurup (unë përdor mjedër)
3 Lugë gjelle lëkurë e grirë limoni dhe portokalli
¼ Lugë çaji vanilje
5 Lugë gjelle sheqer pluhur
3 fije xhelatinë
¾ Filxhan çaji me lëng (për shembull portokalli, mandarine ose fruta pylli)
270g krem për ëmbëlsira i pasheqerosur
Pak fruta dhe manaferra për dekor nga sipër

ÇFARË DUHET TË BËNI:
1) Lëreni xhelatinën në ujë deri sa të mbulohen për 7 minuta
2) Ndërkohë rriheni kremin e djathit për pak deri sa të keni një masë të butë dhe më pas shtoni dhe përzini të gjithë përbërësit e tjerë, përveç kremit për ëmbëlsira
3) Rrihni kremin për ëmbëlsira deri sa të formojë maja dhe lëreni mënjanë
4) Sapo xhelatina të jetë ngopur me ujë, hiqeni nga uji dhe ngroheni derisa të shkrihet në banjo-mari ose mikrovalë (mos lejoni që xhelatina të nxehet ose të valojë)
5) Shtoni xhelatinën e lëngshme në përzierjen e kremit të djathit ndërsa i përzini
6) Shtoni kremin e rrahur
7) Me një lugë hidheni masën mbi bazën në tavë dhe sheshoni sipërfaqen
8) Ftoheni gjatë gjithë natës në figorifer
9) Hapeni tavën dhe hiqni letrën nga anët
10) Shtoni frutat dhe shijet e dëshiruara mbi tortën dhe shijoje

Article Logic
Execution time: 0.0032138824462891