INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Torino, qëllohet tre here me armë vdes 39-vjeçari shqiptar

Torino, qëllohet tre here me armë vdes 39-vjeçari shqiptar

Publikuar më: 11:26 22-10-2017

Një 39-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi u qëllua për vdekje me armë. Ngjarja u regjistrua në orën tre e gjysmë të mëngjesit në rrethin e San Paolo në Torino. Mediat lokale zbardhën ngjarjen duke rrëfyer dinamikën e vrasjes së një 39-vjeçari shqiptar orët e para të kësaj të diele në Torino të Italisë. Siç raportojnë mediat lokale, ora shënonte rreth 03:30, kur para barit “Chic di via Fidia” në lagjen Pozzo Strada, shqiptari është qëlluar me një plumb në bark. Por autorët e vrasjes nuk është ndalur me kaq, ata e kanë ndjekur për 150 metra të riun shqiptar duke e qëlluar edhe dy herë të tjera me pistoletë. Përpjekja për tu larguar e shqiptarit ka përfunduar para një lokali.. 39-vjeçari u shtrua në spital pasi u qëllua për vdekje në rrethin e San Paolo në Torino. Mediat italiane aludojnë se krimi mund të jetë një larje hesapesh mes bandave kriminale.

Article Logic
Execution time: 0.0017721652984619