INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Top Channel çon Jonida Shehun në Gjykatë për prishje imazhi dhe e zëvëndëson me Juli Kristafin

Top Channel çon Jonida Shehun në Gjykatë për prishje imazhi dhe e zëvëndëson me Juli Kristafin

Publikuar më: 16:29 23-10-2017

Ishte vetë moderatorja e “Pasdite në Top Channel”, Jonida Shehu që pranoi se ishte larguar nga Top Channel. Sipas Jonidës, ky vendim ishte i pakthyeshëm.

Ndërsa Top Channel nga ana tjetër ka thënë se moderaotrja e ka braktisur emisionin në mënyrë të papritur dhe kjo ishte një sjellje aspak profesionale. Kjo është edhe arsyeja pse zyra ligjore e Top Channel ka vendosur të ndërmarrë të gjitha rrugët ligjore në raport me gazetaren. Madje ata, pas reagimit të saj në media, kanë shtuar edhe kërkesën për dëmshpërblim për prishje të imazhit të Top-it.

Ndërkohë shumë shpejt ka nisur të qarkullojë lajmi se vendin e saj do ta zërë një tjetër fytyrë publike. Ajo do të jetë spikerja e edicioneve të lajmeve në Top Channel, Juli Kristafi.

Article Logic
Execution time: 0.0036110877990723