INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tom Doshi “sherr” personal me Majkon dhe Hysin

Tom Doshi “sherr” personal me Majkon dhe Hysin

Publikuar më: 11:36 10-04-2017

Një debat i fortë ndodh për herë të dytë në këto dy javë mes deputetit Tom Doshi dhe deputetëve socialistë në Komisionin e Ligjeve.
Debatet kanë marrë dhe ngjyrime personale. Deputeti Pandeli Majko në mbledhjen e kaluar të këtij komisioni i tha Tom Doshit që t’i fliste “zoti Majko” dhe sot deputeti Doshi i ka kthyer reston duke i akuzuar dhe për marrje rryshfeti. Në debat ka ndëryrë dhe deputetja Vasilika Hysi.

Debati!
Doshi: Ju jeni parti e 20%.
Hysi: Zoti Doshi jo kështu.
Majko: Tom një minutë se do flas unë.
Doshi: Mos më thuaj Tom, por Zoti Doshi.
Majko: Ke të drejtë.  

Prej disa kohësh mbledhejet e komisioneve parlamentare kanë qënë të qeta, pasi mungon opozita po tek ai i ligjeve është hera e dytë që ajo prishte, pasi deputeti i Shkodrës, Tom Doshi nuk ka lënë pa shigjetuar socilalisëtët.

Article Logic
Execution time: 0.0032360553741455