INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tjetër përplasje Turqi-Greqi në Egje, Athina: Nuk kontribuohet për paqe

Tjetër përplasje Turqi-Greqi në Egje, Athina: Nuk kontribuohet për paqe

Publikuar më: 15:37 13-02-2018

Shtohen tensionet në Egje mes Greqisë dhe Turqisë. Autoritetet greke raportuan se një anije turke ka goditur me pjesën e saj të përparme anijen greke Gavdos090 e cila kishte në bord 27 persona.

Fatmirësisht nuk u shënuan të lënduar por anija greke pësoi dëmtime.

Përplasja ndodhi në ishullin e pabanuar Imia, e cila kontrollohet nga grekët, por e dëshiruar edhe nga Turqia.

Kujtojmë se në vitin 1996 pikërisht ky ishull u bë shkak që mes dy shteteve të niste edhe një konflikt.

Incidenti me anijet është i dyti brenda 25 ditëve të fundit çka ka tensionuar më shumë marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Athinës.

Zëdhënësi i qeverisë greke ka deklaruar se Turqia nuk po kontribuon në shmangien e trazirave në rajon, duke shtuar se qeveria greke do të mbrojë me vendosmëri të drejtat sovrane të vendit.

Presidenti turk Erdogan ka reaguar lidhur me incidentin duke u shprehur se çdo gjë mbaroi paqësisht.

“Qysh në fillim i thamë palës greke të mos na fus në telashe, le ti anashkalojmë këto përplasje në ajër dhe në ujë’ u shpreh presidenti turk.

Por Erdogan ka edhe një paralajmërim për Greqinë duke iu referuar kërkimeve për hidrokarbure në një prej Zonave Ekonomike Ekskluzive të Qipros, të cilën Ankaraja e konteston, ashtu si dhe disa prej ishujve greke të Egjeut, Presidenti turk me një deklaratë të ashpër ka paralajmëruar Athinën të mos bëj hapa të gabuara, duke tejkaluar cakun në Qipro dhe Egje.

Article Logic
Execution time: 0.0031590461730957